Në Pozheran të Vitisë një kamion dëmton kabllot e PTK-së dhe KEDS-it
Viti – Vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës derisa po ngiste Kamionin MAN me targa 01 ka dëmtuar kabllo elektrike dhe telefonike me ç’rast nga tërheqja e kabllove janë thyer edhe tri shtylla elektrike pronë të KEDS-it dhe të Telekomit njoftoj policia e Kosovës.
Besohet se kabllot kanë qenë të varura nën nivelin e lejuar pasi që në kamion nuk ka pasur ndonjë mbingarkesë.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti i dedikohet njësitit të hetimeve të Policisë së Kosovës në Viti./rajonipress/


