Eko Higjiena

Fushatë mashtruese për migrimin: “Paguani 30 euro merrni 500”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner, ka ndërmend që gjatë turneut të ardhshëm të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë, të diskutoj me homologun e tij për çështjen e azilkërkuesve, njofton gazeta vjeneze, “Kronen Zeitung”.

Nën moton “paguani 30 euro dhe do të merrni 500 euro”, kompanitë e autobusëve nga Kosova aktualisht kryejnë një fushatë përmes reklamave për udhëtime në Austri.

Ata ftojnë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë për në Austri dhe të aplikojnë për azil.

Në fakt, nëse një aplikanti që i është mohuar azili, vullnetarisht largohet nga Austria, ka të drejtë të merr një “ndihmë financiare”.

KKVITI

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me “reklamën” 500 eurosh, por rreth 50 euro, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, 1901 persona nga Kosova kanë aplikuar për azil, ndërsa këtë vit tashmë ky numër ka arritur në 535.

Kujtojmë se Kosova është në mesin e pesë vendeve me më shumti azil kërkues në shtetin austriak. /Telegrafi