ARKATANA

Arrestohen dy persona, plagosen kosovarin në vitin 1999

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia vuri në pranga 37-vjeçarin Agim Spahia dhe 44-vjeçarin Gëzim Voja, pasi më 16 maj të vitit të largët 1999 dy të arrestuarit plagosën rëndë më armë zjarri një shtetas kosovar në fshatin Mëzes të Kukësit, njoftojnë mediet shqiptare

Dje u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj ngjarjeje dhe ndalimi i autorëve të dyshuar. Por surprizat për policinë nuk mbaruan këtu, pasi gjatë kontrollit në banesën e Gëzim Vojës në fshatin Shtane të komunës Malzi iu gjetën 91 kallëpe tritoli, lëndë eksplozive e llojit e llojit Nobeleks TG si dhe 23 kapsollë.

Uji Dea

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë së Kukësit.