Fundamenti

Zhduket një shqiptare 17-vjeçe në Britani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Polica në Sussexin perëndimor të Britanisë janë në kërkim të një shqiptareje 17-vjeçe e cila është zhdukur nga Worthing që nga e enjtja e 8 janarit.

Junilda Koca nuk është parë që kur është larguar nga adresa ku ka qenë duke qëndruar.

Junilda, e cila duket më e moshuar se 17 vjeçe, përshkruhet si 1.6 cm me flokë shumë të gjata e të kafenjta, me sy gjithashtu të kafenjtë dhe me çehre të zbehtë.

Për herë të fundit që ajo është parë ka pasur të veshur një palë xhinse të kaltër të errët, çizme të kafenjta dhe një pallto të errët. Me vete kishte dy çanta të zakonshme apo çanta udhëtimi, një prej të cilave është e stilit “Luis Vuitton”, transmeton Koha.net.

Ajo ka arritur e pashoqëruar në Gatwick nga Shqipëria më 6 janar dhe, pas një vlerësimi nga organet britanike të migracionit dhe policisë, ajo u vendos nën kujdesin e autoriteteve lokale derisa po kryheshin edhe hetimet tjera.

ARKATANA

Junilda nuk flet mirë gjuhën angleze dhe nuk ka asnjë kontakt apo familjar në Britani. Policia është duke punuar me organet e migracionit në vend dhe me organizatat për persona të zhdukur për ta gjetur atë.

“Nuk ka ndonjë dëshmi në këtë fazë se Junilda është lënduar, por ne jemi të brengosur për mirëqenien e saj meqë zhdukja e saj është e paqartë dhe është shumë e dobët”, ka thënë Mark Green nga qendra për emigracion në Britani.

Ai ka bërë thirrje për të gjithë ata persona që kanë ndonjë informatë se ku mund të jetë ajo, të kontaktojnë policinë përmes 101@sussex.pnn.police.uk apo të telefonojnë në numrin 101.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.