Vildania: Nuk do të pozoja nudo në Shqipëri
Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, vazhdon të jetë e kërkuar nga kompanitë e huaja për të prezantuar veshjet e brendshme. Arsyeja pse e zgjedhin atë është e qartë – ajo ka një trup të shkëlqyer, të cilin e tregon me krenari.
Mirëpo, nëse do të jetonte në Shqipëri, nuk do të kishim mundësi t’i shihnim këto fotografi. Në një prononcim për Bluetooth, ajo thotë se nuk do të pozonte nudo në Shqipëri.
“Nudoja ime është artistike; nuk do të pozoja e zhveshur në Shqipëri. Në të vërtetë, fotot e fundit nuk janë nudo, por me rroba banje”, është shprehur bukuroshja.
Me siguri që shifrat që përfiton Vildania nga puna e saj, janë të larta, mirëpo ajo nuk pranon të tregojë për fitimet që merr: “Paguhem shumë për atë që unë jam. Nuk mendoj se është e nevojshme që t’i ndaj shifrat që marr me publikun”.
Vildane Zeneli ka lindur në Kosovë, por në periudhën e luftës është larguar jashtë vendit me familjen. Prej vitesh punon si modele dhe karriera e saj është në rritje. Ajo është e apasionuar edhe pas këngës. /Telegrafi/


