Fundamenti

Aksident i rëndë komunikacioni, humbin jetën dy persona

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më datën 22.1.2015 rreth orës 24:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën Viti – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni i Vitisë, si dhe njësitet e Trafikut Rajonal të Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se, në fshatin Remnik i Ri, Komuna e Vitisë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Me ketë rast nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ndërron jetë vozitësi F. L. (1976) dhe njëri nga pasagjerët Xh. Sh. (1984) i veturës ‘Opel Astra’.

Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni i Vitisë, si dhe njësitet e Trafikut Rajonal të Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.

Nga hetimet e para mësohet se, në fshatin Remnik i Ri, Komuna e Vitisë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Deri te aksidenti besohet të ketë ardhur gjer sa vozitësi F. L. (1976) i veturës ‘Opel Astra’ me tabela 06 duke lëvizur nga drejtimi i Vitisë në drejtim të Gërlicës dyshohet që duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës me lagështi, dhe errësirë të thellë, e humb kontrollin mbi automjetin e tij duke kaluar në shiritin e kundërt të rrugës ku me pjesën e përparme të djathtë të veturës së tij godet pjesën e përparme të veturës ‘Mercedes’ me tabela 05 që drejtohej nga vozitësi H. A. (1990).

Me ketë rast nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ndërron jetë vozitësi F. L. (1976) dhe njëri nga pasagjerët Xh. Sh. (1984) i veturës ‘Opel Astra’.

Hidromorava

Lëndime trupore marrin vozitësi i veturës ‘Mercedes’ i cili pas ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt lirohet, kurse pasagjerja e po kësaj veture dërgohet në QKUK, në Prishtinë për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda. Në vendin e ngjarjes kanë asistuar Shërbimi i Zjarrfikësve të Vitisë dhe personeli mjekësorë nga Qendra Shëndetësore në Viti.

Në vendin e ngjarjes ka prezantuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndaljen e vozitësit H. A. të ndalet në mbajtje për 48 orë.

Dy trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për autopsi.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës -Trafiku Rajonal ka thënë Hashani./rajonipress/