Uji Dea

Gjykata e Apelit i shpall të pranueshme mesazhet që flasin për ryshfet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjykata e Apelit ka pranuar si prova të pranueshme disa përgjime telefonike të Shpëtim Telakut që negocion ryshfetin në emër të shefit të tij, Fatmir Limaj.
Telaku, truprojë e ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, ishte përgjuar ligjshëm në vitin 2008, kur ishte zbuluar se po negocionte me biznesmenin Ali Aliu, që në këmbim të dhënies së tenderëve për ndërtim rrugësh, të paguhej ryshfet, shkruan sot Koha Ditore.

Kolegji i përbërë nga Elika Ficheva – Ermenkova, kryetare dhe Abdullah Ahmeti e Vahid Halili – anëtarë, kanë urdhëruar prokurorin që të ndërtojë akuzën bazuar në aktvendimin e tyre, kundër të cilit nuk mund të ketë ankesë, përcjell koha.net.

Mobi Casa

Prokurori ishte ankuar kundër aktvendimit të kryetares së trupit gjykues, Anna Adamska Galant, e cila në maj të vitit të kaluar kishte përjashtuar këto përgjime nga provat materiale.

Rrjedhimisht kishin rënë edhe disa pika të aktakuzës. Kolegji ka aprovuar pjesërisht edhe ankesat e avokatëve Tahir Rrecaj dhe Bajram Tmava të bëra në emër të Fatmir Limajt dhe Nexhat Krasniqit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.