PDK dhe LVV braktisin KPF
Gjilan – Bujar Nevzati nga PDK dhe Nevzad Isufi nga VV e kanë braktisur komitetin për Politikë dhe Financa me arsyetimin se aty po dominojnë agjendat politike e jo problemet e qytetarëve. Bujar Nevzati tha për rajonipress se arsyeja pse është braktisur KPF ka të bëjë me faktin se materialet e mbledhjes së Kuvendit kanë ardhë dy ditë më herët, para se të mbahet KPF-ja. Për ne si përfaqësues të LVV, kjo është e papranueshme dhe një përsëritje e vazhdueshme e shkeljeve të procedurave ligjore, prandaj në shenjë proteste me veprimin e kryesueses së këtij komitetit, demostrativisht kemi lëshuar këtë mbledhje dhe nëse vazhdohet me këtë trend të injorimit të vazhdueshëm, atëherë edhe prania jonë në seancat e radhës së kuvendit do të vihet në pikëpyetje ka thënë Nevzad Isufi shef i grupit të anëtarëve të KK nga radhët e LVV në Gjilan.
Bujar Nevzati nga PDK-ja dhe Nevzad Isufi nga LVV e kanë braktisur mbledhjen e KPF duke mos u pajtuar me agjendat politike që po dominojnë në këtë komitet.
Bujar Nevzati tha për rajonipress se arsyeja kryesore pse e kemi braktisur KPF lidhet me faktin se nuk jemi pajtuar pasiqë materialet e Kuvendit kanë ardhë dy ditë përpara, para se me u mbajt takimi i KPF-së.”KPF nuk po merret me agjendën e vet, por aty po dominojnë agjendat politike të cilat po i dëmtojnë pikat që lidhen me trajtimin e problemeve të shumta që kanë qytetarët e Gjilanit”.
Nevzati tha se gjithashtu e kam akuzuar Lutfi Hazirin se ia ka humbur identitetin Flakës së Janarit duke ia ndërruar edhe destinimin asaj. “Luta po i neglizhon heronjtë e Flakës. Kryetari Haziri për 13 muaj s`ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të KPF-së derisa është munduar të tregohet dorlir ndaj “Hendikosit”. Është po ky Luta që me injorancën e tij detyroj Remzi Kqikun ta braktisë Kosovën dhe të shkojë në Francë me familje” tha Nevzati.
Edhe Nevzad Isufi nga VV ka thënë se ajo çka ka ndodhur sot është vënia e “kapakut” për sa i përket injorimit të opozitës dhe “parlamentarizmit” në Kuvendin e Komunës së Gjilanit. “Ne nuk jemi aty vetëm për t’i mbajtur “ison” ideve e propozimeve që vijnë prej partisë, e cila udhëheq me komunën, por jemi për të shprehur mendimin tonë, për çështje të caktuara dhe për të përkrahur çdo ide a propozim, që i shërben shumicës së qytetarëve, pavarësisht nga kush vjen ideja apo propozimi, por gjithmonë duke respektuar ligjet dhe rregulloret, të cilat nuk duhet të shkelen për “hire” të askujt”.
Nevzadi ka thënë se nuk është hera e parë që shkelen rregullorja e Kuvendit dhe Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale, i cili e saktëson se materiali për seancat e rregullta të Kuvendit shpërndahet 7 (shtatë) ditë para mbajtjes së mbledhjes, së bashku me pikat e rendit të ditës që i propozon Komiteti për politikë dhe financa dhe materialin për këto pika. Ndërsa në rastin konkret mbledhja e Kuvendit është caktuar më 27.01.2015,(që i bie vetëm 6 ditë përpara seancës) materiali është shpërndarë dje, ndërsa sot ka qenë paraparë mbledhje e Komitetit për politikë dhe financa.
“Për ne si përfaqësues të LVV, kjo është e papranueshme dhe një përsëritje e vazhdueshme e shkeljeve të procedurave ligjore, prandaj në shenjë proteste me veprimin e kryesueses së këtij komitetit, demostrativisht kemi lëshuar këtë mbledhje dhe nëse vazhdohet me këtë trend të injorimit të vazhdueshëm, atëherë edhe prania jonë në seancat e radhës së kuvendit do të vihet në pikëpyetje ka thënë Nevzad Isufi shef i grupit të anëtarëve të KK nga radhët e LVV në Gjilan./rajonipress/


