Fundamenti

Sinani tregon përkushtimin e tij për të ndihmuar sektorin e bujqësisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Në takimin e sotëm të kryetarit të komunës Begzad Sinani, me stafin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kreu i komunës tregoi përkushtimin e tij për ta ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm ekonomik, i cili mund të siguroj edhe vende të reja pune.

Sinani e ka inkurajuar stafin e kësaj drejtorie që të përgatisin sa më shumë projekte, për të konkurruar për donacione të ndryshme.

Po ashtu kërkoi nga stafi i kësaj drejtorie që të përgatiten fermerët për kultivimin e kulturave tjera bujqësore, që mos të kultivohen vetëm në ato tradicionale. E njëjta porosi ishte edhe për pemëtarinë që mos të ndahen donacione për pemët tradicionale si edhe kur është fjala për pemëtarinë të kultivohen edhe lloje tjera të pemëve, sepse komuna e Kamenicës ka kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë.

FIDANISHTJA

Kryetari brenda muajit shkurt planifikon t`i bëj vizita disa fermerëve të komunës sonë. Duke filluar nga fermat, plantazhet e pemëve, serrat e ndryshme, në mënyrë që të njihet për së afërmi me punën funksionimin dhe problemet e tyre.

Dhe në fund do të organizoj një takim me fermerët e komunës së Kamenicës.Nga takimi doli propozimi, që sa më parë të formohet Grupi Lokal i Veprimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: