Fituesi i “The Voice” lavdëron Ritën
Fituesi i edicionit të fundit të “The Voice” në Britani, Jermain Jackman thotë se Rita po shkëlqen, duke sjellë rini e energji në spektakël.
19-vjeçari thotë se këngëtarja ka sjellë dinamikë të shkëlqyeshme, pasi që “ajo sjellë diçka që tre trajnerët tjerë nuk e kanë”.
Mes tjerash, Jackman tregoi se Rita tashmë i ka thënë se do të ishte fanse e madhe e tij, po të ishte pjesë e edicionit të kaluar të The Voice.
“Nëse do të kthehesha për ty a do më zgjidhje, më tha ajo. Jo, akoma do e zgjidhja Willin, i thash unë”, deklaroi ai.
Jackman fitoi garën e këndimit në vitin 2014.


