United Hospital

Besa e mban fjalën…

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Këngëtarja e cila prej kohësh po prek edhe tregun europian me këngët dhe bashkëpunimet e goditura, këtë herë ka suprizuar! “Kemi diçka të bukur që do të vijë së shpejti, me mjeshtrin Shpëtim Saraçi”, – ka shkruar Besa në “Instagram”.

Ashtu siç pati premtuar pak kohë më parë, këngëtarja Besa Kokëdhima i është rikthyer punës, pas suksesit të klipit të fundvitit “Ti je festa ime” dhe pas disa ditëve pushim në qytetin e dashurisë, Paris.

Përmes profilit të saj në Instagram, Besa ka postuar një foto së bashku me kompozitorin e njohur Shpëtim Saraçi, me të cilin, me sa duket, do të ketë bashkëpunimin e radhës.

Fundamenti

Pavarësisht se nuk jep asnjë detaj tjetër, Besa ka deklaruar më herët që ky fillimvit për të do të ishte me shumë angazhime artistike.

Rikthimi i mjeshtrit Saraçi në muzikë është një lajm i mirë për të gjithë, ndaj edhe urimet virtuale për të kanë qenë të pafundme sapo ai mori postin e drejtuesit artistik të Festivalit 53-të në RTSH.

Ky bashkëpunim i ri me Besën do të jetë projekti i radhës, i cili nuk ka dyshime për suksesin. (Shqiptarja)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.