ARKATANA

Haziri viziton qendrën “Don Bosko” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot qendrën Don Bosko me ç’rast është pritur nga Don Dominik Qerimi dhe stafi i tij, nga ku ka uruar stafin e kësaj qendre dhe nxënësit për fillimin e gjysmë – vjetorit të dytë, duke dëshiruar suksese dhe angazhim maksimal në mënyrë që të ketë një zhvillim dhe përgatitje maksimale të nxënësve gjatë këtij viti.

Me këtë rast Haziri ka porositur mësimdhënësit dhe nxënësit që të ngritin nivelin e përgatitjes profesionale, në lëmi të ndryshme të cilat ofrohen përmes drejtimeve dhe kurseve të ndryshme që ofron qendra.

Eco Higjiena

“Kushtet që ju i keni në këtë qendër, e që janë të përsosura për nga mundësitë që japin për nxënësit e kësaj shkolle, janë të lakmueshme nga shumë nxënës të tjerë. Prandaj, ju të cilët kishit fatin që të jeni pjesë e kësaj qendre merrni maksimumin që mund të merret duke përfituar në aspektin profesional dhe praktik, sepse ajo do të jetë një bazament i fuqishëm gjatë të ardhmes në konkurrencën e tregut të punës. Mbështetja e Komunës së Gjilanit dhe e imja si kryetar, do të jetë përherë në maksimumin e asaj që ka mundësi Komuna si institucion. Uroj që të shënojmë sukseset e kësaj shkolle gjatë të ardhmes në profile të ndryshme. Gjilani ka nevojë të madhe për profesionist në lëmi të ndryshme dhe është fat i madh që kjo po ofrohet në Komunën e Gjilanit, përmes Don Boskos”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Ndërsa drejtori i qendrës Don Dominik Qerimi, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe bashkëpunëtorët e tij për përkujdesjen e treguar ndaj qendrës gjatë gjithë kohës, duke premtuar angazhim të përbashkët të mësimdhënësve dhe nxënësve për suksese gjatë të ardhmes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.