Sinani ofron mbështetje për komitetet konsultative të Kuvendit
Kamenicë – Të gjitha mbledhjet e komiteteve për disa minuta i vizitoi edhe kryetari i komunës zoti Begzad Sinani i cili përveç që kërkoi angazhimin e tyre për t`i quar proceset përpara, ai premtoi se do të kenë mbështetjen e kryetarit të komunës.
Tri komitete konsultative kanë mbajtur mbledhjet të cilat ishin paraparë për muajin janar. Derisa për komitetet që ishin formuar më herët: Komitetet për planifikim zhvillim ekonomik lokal, dhe për arsim, kulturë rini dhe sport, mbledhjet e zhvilluara i kishin të radhës dhe me agjendë të përgatitur.
Ndërkaq, për komitetin konsultativ për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, kjo ishte mbledhja e parë, në të cilin edhe u zgjodhën: kryesuesi i këtij komiteti, Selami Klaiqi dhe kryesuesja Ajshe Kastrati.
Të gjitha mbledhjet e komiteteve për disa minuta i vizitoi edhe kryetari i komunës zoti Begzad Sinani i cili përveç që kërkoi angazhimin e tyre për t`i quar proceset përpara, ai premtoi se do të kenë mbështetjen e kryetarit të komunës.
Në mbledhjen e komitetit, për planifikim dhe zhvillim ekonomik lokal që e udhëhoqi Arton Dërmaku, e ku ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë zoti Fatmir Krasniqi u trajtuan çështjet e shkatërrimit të pasurive pyjore të komunës së Kamenicës e që daton pas viteve nëntëdhjeta, kur ekonomia e pyjeve ishte bashkuar dhunshëm me ndërmarrjen serbe “Serbija Shume”që menaxhohej nga Leskoci, ku kishte ndodhur një eksploatim i pa mëshirshëm i pasurisë pyjore të Komunës së Kamenicës.
Në këtë takim u tha se edhe pas luftës kanë vazhduar prerjet e pa planifikuara të pyjeve, djegëset e qëllimshme, nga pakujdesia e disa individëve.
Prandaj, anëtarët e komitetit propozuan që Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, të përgatisë skicat me hapësirat e zhveshura dhe t’i bëj planet për pyllëzimin e pjesëve të zhveshura në bashkëpunim me ministrinë përkatëse.
Ndërsa komiteti për arsim, kulturë rini dhe sport, të cilin e udhëhoqi Nuhi Kosumi, debatoi për suksesin në gjysmë vjetorin e parë në shkolla të komunës së Kamenicës si dhe problemet me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor i komunës, për të cilën foli drejtori i Drejtorisë së Arsimit zoti Agim Shkodra.
Ndërkaq, me informacione për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, informoi zonja. Azemine Maliqi. Drejtoritë përkatëse do t’i furnizojnë komitet me materiale dhe informata të nevojshme./rajonipress/


