Fundamenti

Bucolli i shqetësuar që shumë familje janë larguar nga skema sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Anëtarët e komitetit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale kanë kërkuar nga Agim Bucolli që pasi ai të pranojë raportin final nga Ministria e Mirëqenies Sociale, në të cilën do të dihet lista definitive e të larguarve nga skema e ndihmave sociale, pas shqyrtimit të të gjitha rasteve nga ana e komitetit t’i rekomandohet organeve kompetente që ato familje të ndihmohen nga komuna e Kamenicës.

Komiteti konsultativ për shëndetësi dhe mirëqenie sociale që drejtohet nga Mirvete Canaj ka shprehur shqetësimin me largimin nga skema e ndihmave sociale për shumë familje të Komunës së Kamenicës, nga ana e MPMS.

Familjet me gjendje të rëndë ekonomike janë larguar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe tash kjo gjendje mbetet barrë për komunën.

Eco Higjiena

Drejtori i Drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në Kamenicë ka shprehur shqetësimin që disa familje janë larguar nga skema e ndihmave sociale, të cilat kanë një gjendje të vështirë socio ekonomike.

Anëtarët e komitetit në këtë takim, kanë kërkuar nga drejtori Bucolli që pasi ai të pranojë raportin final nga Ministria e Mirëqenies Sociale, në të cilën do të dihet lista definitive e të larguarve nga skema e ndihmave sociale, pas shqyrtimit të të gjitha rasteve nga ana e komitetit t’i rekomandohet organeve kompetente që ato familje të ndihmohen nga komuna./rajonipress/

Mund të ju interesoj: