Fundamenti

Haziri apelon qytetarët që të aplikojnë për legalizim të ndërtimeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka apeluar qytetarët e Gjilanit që të aplikojnë për legalizim të ndërtimeve të bëra pa leje.

“Apeloj dhe inkurajoj qytetarët e Gjilanit që t’i regjistrojnë ndërtimet e bëra pa leje. Kanë mbetur më pak se tre javë deri në përfundimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit. Ligji për legalizim ka hyrë në fuqi më 5 shkurt 2014 dhe jemi në fazën e hartimit të regjistrit të objekteve pa leje. Deri më 5 shkurt 2015 regjistrimi bëhet pa pagesë”, ka thënë Haziri.

United Hospital

Haziri është shprehur se ky proces deri tani po ecën mirë, duke shtuar se drejtoritë përkatëse janë në dispozicion të qytetarëve me përgjegjësinë më të madhe për ta përfunduar këtë proces ashtu si duhet.

Ndryshe, me emërtimin “Dita e Legalizimit” ditë më parë Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur një aktivitetet në qendër të qytetet me qëllim të informimit të qytetarëve, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.