KKVITI

I maskuar me armë tenton të grabisë një shtëpi në Pozharan

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Në fshatin Pozharan të Vitisë ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar në polici se derisa ishte në banesën e tij një person i panjohur i maskuar dhe me armë të gjatë në dorë duke thyer xhamin e derës kishte tentuar të hyjë brenda në banesën e tij njoftoj policia e Kosovës.

Fundamenti

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar dhe as të arrestuar./rajonipress/