United Hospital

Mbahen zgjedhjet për Odën e Infermierëve, Ismet Jashari më i votuari

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në Spitalin e Gjilanit janë zhvilluar zgjedhjet për Odën e Infermierëve derisa sipas Selami Kurteshit zëdhënës i këtij institucioni më të votuarit janë : Ismet Jashari me 51 vota, Driton Leka – 24 vota, Vllaznim Jakupi – 23 vota, Remzije Kqiku- 20 vota, Ganimete Leka – 20 vota dhe Kushtrim Syla – 20 vota.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë mbajtur zgjedhjet për Oden e Infermierëve. Në votim kanë marrë pjesë 247 Infermierë nga 352 sa kanë pasur drejtë vote dhe vendvotimi ka qenë i hapur prej orës 7.00 – 19.00 .

Votimi sipas Selami Kurteshit ka shkuar në rregull pa asnjë vërejtje. Pas hapjes së kutive komisioni vërteton që 244 vota kanë qenë të vlefshme dhe 3 të pa vlefshme. Votimin e kanë përcjellur komisioni i përbërë prej 3 anëtarëve si dhe përfaqësuesi i sindikatës.

Eco Higjiena

Janë zgjedhur 6 kandidat me më shumë vota, të cilët do të përfaqësojnë Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit në Kuvendin zgjedhorë në nivel të Kosovë,që do të mbahet me datën 23 Janar 2015.

Më të votuarit janë : Ismet Jashari me 51 vota, Driton Leka – 24 vota, Vllaznim Jakupi – 23 vota, Remzije Kqiku- 20 vota, Ganimete Leka – 20 vota dhe Kushtrim Syla – 20 vota

Zgjedhja e këtij organi vlerësohet i rëndësisë së veçantë për Infermierinë e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.