FIDANISHTJA

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2015”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është ndezur sonte në mbrëmje para Teatrit të Qytetit në Gjilan flakadani i “Flakës së Janarit 2015”, ku edhe është improvizuar një skenografi që simbolizon sakrificën e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ndezjen e flakadanit e ka bërë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe djali i dëshmorit Mulla Idriz Gjilanit, Isa Mullaidrizi. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, zyrtarë komunal dhe përfaqësues nga jeta kulturore e Gjilanit.
“Ndihem shumë e privilegjuar që m’u dha rasti ta ndezi Flakadanin, duke e ditur se “Flaka e Janarit” është një manifestim mbarëkombëtar në shenjë respekti për të rënët për liri. Falë veprës së dëshmorëve, ne sot jetojmë të lirë”, tha me këtë rast kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

Ndërsa përgjegjësi i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport Bujar Haziri, është shprehur se sivjet ky manifestim sivjet i kushtohet 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit dhe të gjithë të rënëve që nga koha e lavdishme e Skënderbeut deri tek lufta e fundit.

Uji Dea

“E veçantë e Flakës së Janarit në këtë vit është sepse i kushtohet masakrës së Gjilanit, ku humbën jetën mbi 8 mijë qytetarë. Me 22 dhjetor kemi filluar me nderimin e këtyre njerëzve dhe me iniciativën e kryetarit Haziri Gjilani është nderuar për sakrificën nga presidentja e Republikës me “Urdhrin e Lirisë”, sikurse edhe dëshmorët: Esat Berisha, Halim Orana dhe më herët Mulla Idriz Gjilani. Gjilani ka dhënë shumë për të gëzuar ditët e sotme. Ky manifestim i kushtohet të gjithë të rënëve që nga koha e lavdishme e Skënderbeut deri tek lufta e fundit”, ka thënë ai.

Agjenda e Manifestimit “Flaka e Janarit 2015” vazhdon me katër shtyllat e kulturës: artin pamor, artin letrar, artin skenik dhe artin muzikor.

Përndryshe, manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” ka nisur sot me vizitën e kryetarit Lutfi Haziri në kazermën e FSK-së, për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve e lapidarëve si dhe është organizuar pritje për familjet e dëshmorëve në sallën e Kuvendit Komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.