Hidromorava

Kapet „turisti“ shqiptar me 1 kg. heroinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Atij i është konfiskuar një kilogram drogë e tipit heroinë dhe 6000 franga që dyshohet se vijnë nga tregtia me drogë.

Një shtetas 39 vjeçar i Shqipërisë i cili në Zvicër kishte hyrë si turist, është kapur nga policia e Luzernit në një restorant në Root. Me këtë rast atij i është konfiskuar një kilogram drogë e tipit heroinë dhe 6000 franga që dyshohet se vijnë nga tregtia me drogë.

FIDANISHTJA

Personi në fjalë është kapur falë indikacioneve që qytetarët i kanë dhënë policisë.

Siç konfirmon prokuroria e Lucernit, hetimet e para tregojnë se ai po bënte tregti me drogë nga lokaliteti Root i kantonit Lucern, shkruan nlz.ch. I dyshuari ndodhet në burgun e hetimeve./albinfo/