Hidromorava

Edhe diaspora kërkon dorëheqjen e Jabllanoviqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër tha për rajonipress se Jabllanoviq duhet të shkarkohet qysh të martën dhe pos kësaj ai duhet të ndiqet penalisht për rrenat dhe të pavërtetat që po i thotë publikisht.

Deklarata e Aleksandër Jabllanoviqit e ka irrituar tej mase edhe diasporën në Zvicër, raporton rajonipress.

UBT

Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër thotë për rajonipress se Jabllanoviq duhet të shkarkohet qysh të martën.”Ne kërkojmë urgjentisht që të martën të shkarkohet Jabllanoviq sepse gjoja ai nuk e dinë se ka pasur masakra në Kosovë. Kjo është shumë tronditëse sidomos për familjet e të pagjeturve”.

Por Kurteshi thotë se në rastin e Jabllanoviqit nuk mjafton vetëm shkarkimi.”Ne kërkojmë që Jabllanoviq të vihet edhe para drejtësisë për këto rrena e të pavërteta që po i thotë publikisht. E tërë bota e dinë se ka pasur masakra në Kosovë, e ky zyrtar serb po shtiret se nuk po e dinë. Turp vërtet për këto deklarata që po i toleron shteti i Kosovës” tha Kurteshi./rajonipress/