ARKATANA

Interesim i madh i gjilanasve për të aplikuar për legalizim të ndërtimeve të bëra pa leje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me emërtimin “Dita e Legalizimit” Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur një aktivitetet në qendër të qytetet me qëllim të informimit të qytetarëve, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje.

Shpërndarjen e formularëve për legalizim po e ndihmojnë edhe nxënësit e shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”.

Valon Shefkiu, drejtor i Urbanizimit Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit është ndarë i kënaqur sot me interesimin e qytetarëve të Gjilanit për të marrë formularët për legalizim, derisa ka informuar se deri më 5 shkurt 2015 regjistrimi bëhet pa pagesë.

FIDANISHTJA

“Në koordinim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot e kemi organizuar aktivitetin e emëruar si ‘Dita e legalizimit’ me qëllim të informimit të qytetarëve, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje. Mbi të gjitha, qëllimi është që të inkurajohen të gjithë qytetarët t’i regjistrojnë ndërtimet e tyre pa leje deri më datën 5 shkurt 2015, kur edhe është afati i fundit për regjistrim. Ligji për legalizim ka hyrë në fuqi më 5 shkurt 2014 dhe jemi në fazën e hartimit të regjistrit të objekteve pa leje”, ka thënë me këtë rast drejtori Shefkiu.

Shefkiu është shprehur se pas 5 shkurtit do të bëhet një regjistër shtetëror i ndërtimeve pa leje dhe do të trajtohen të gjitha kërkesat e qytetarëve të Gjilanit, derisa ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë afat kohor dhe të aplikojnë për regjistrim të objekteve të bëra pa leje.

Ndryshe, 10 marsi i këtij vitit është data e publikimit të Regjistrit Shtetëror të Ndërtimeve pa leje, aplikuesit duhet të verifikojnë nëse ndërtimi i tyre është regjistruar, dhe për ndonjë gabim ose lëshim eventual./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.