ARKATANA

OJQ-të e mbyllura nën dyshimin për lidhje me rryma radikale islame i pret gjykimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Janë 13 organizata të dyshuara që kanë lidhje me rryma radikale islame dhe të cilat po mbahen të pezulluara nga Ministria e Administratës Publike (MAP), qysh prej muajit shtator të vitit të kaluar. Ato pritet që së shpejti të ballafaqohen edhe me procedura gjyqësore.

Këto 13 organizata janë pezulluar pasi që dyshohet se kanë lidhje me rryma radikale islame apo që po përhapin tërthorazi ideologji të tilla në Kosovë, shkruan Zëri.

Sekretar i Ministrisë së Administratës Publike, Fitim Sadiku, i ka thënë gazetës se Departameti për OJQ ka revokuar një numër të organizatave joqeveritare, pas kërkesave të bëra nga institucionet e sigurisë.

“Ne kemi pezulluar ato OJQ pasi kemi pasur ankesa për aktivitetin e tyre”.

Mobi Casa

Sipas Sadikut, të njëjtat organizata mund të bëhen pjesë e proceseve gjyqësore, për shkak të shkeljeve të bëra.

“Ato janë ankuar dhe komisioni brenda Ministrisë ka shqyrtuar ankesat e këtyre organizatave. Por, edhe pak ankesave kanë mbetur në fuqi të njëjtat vendime”.

Sipas gazetës Zëri, organizatat të cilave shteti ua ka pezulluar aktivitetin e tyre janë : “Gjurma”. “Kalliri i mirësisë”, “Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA)”, “Rinia istogase”, Iniciativa Qytetare “Argumenti”, “Nektari-HE”, “Pema e Bamirësisë”, “Çelësi”, “Sinqeriteti”, “Kosovo Aid and Development (KAD)”, “Njëshmëria”, “Al Ëaqaf Al Islami”, Shoqata Kulturore “Parimi”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.