Fundamenti

Sinani 24 orë në shërbim të qytetarëve, asnjë rrugë nuk është e bllokuar

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kamenicë – Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale ka intervenuar në rrugët tek Varrezat e dëshmorëve në qytet, fshatrat Gjyrishec, Magurë dhe Konstandincë.

Kryetari Begzad Sinani ka kërkuar nga kryetarët e këshillave lokale dhe banorët të bëjnë kërkesat e tyre në mënyrë që të mos mbetet asnjë rrugë e pa pastruar në Komunën e Kamenicës.

UBT

Sinani ka thënë se të gjitha rrugët kanë rëndësinë e vet, por prioritet do të kenë rrugët e fshatrave të Malësisë që të mos mbeten të bllokuara. “Për këtë arsye ndjehuni të lirë si kryetar të fshatrave të më kontaktoni 24 orë gjatë ditës, qoftë mua personalisht, drejtoritë përgjegjëse apo edhe vet kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: