ARKATANA

Haziri: Gjithçka gati për “Flaka e Janarit 2015”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bujar Haziri nga drejtoria për kulturë tha për rajonipress se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që Flaka..të nis me të gjitha aktivitetet e saja përcjellëse. Sipas tij “Flaka” edhe kësaj radhe do të jetë e pasur dhe cilësore dhe gjithçka do të jetë në nderim dhe në përkujtim të 70- vjetorit të masakrës së Gjilanit 1944/45.

Është bërë publike agjenda e manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit 2015” që mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës Lutfi Hazirit.

Bujar Haziri drejtor për kulturë tha për rajonipress se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që ky manifestim të nis me të gjitha aktivitetet e parapara.

Sipas tij edhe këtë vit Flaka.. do të jetë e pasur dhe cilësore. “Jemi të përgatitur dhe do të presim edhe shumë mysafirë, ansamble e shoqata që do të marrin pjesë në këtë manifestim dhe që do ta gjallërojnë aktivitetin kulturor” tha Haziri./rajonipress

Agjenda e plotë e Flakës

14 janar 2015
-Vizitë në FSK –Garnizoni Gjilan – Ora 10.00 vendi: Kazerma e FSK-Gjilan
-Homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidaret në qytet – Ora:11.00, vendi: Varrezat e Dëshmorëve.
-Pritje nga kryetari i komunës për familjet e dëshmorëve – Ora : 12.00, vend : salla e Kuvendit Komunal
-Ndezja e Flakadanit të “Flakës së Janarit 2015” – 0ra 17:00, vendi: Platoja para Teatrit

17 janar 2015

PENELI i FLAKES 0ra 17.00, vendi: Galeria e Qytetit
– Ekspozitë kolektive e arteve pamore.
-Shpallja e fitueseve të konkursit

19 janar 2015

Mobi Casa

XIXAT E FLAKËS Ora : 14.00 Vendi: Salla e Teatrit
-Festivali i muzikës për fëmijë.

21 Janar 2015

Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën
Ora 16.00, vendi: Salla e Teatrit

22 Janar 2015

AKADEMIA E FLAKES – Ora 16.00, vendi: Salla e Teatrit
-Në Përkujtim të 70 – të vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45

23-28 Janar 2015

TALIA E FLAKËS Ora: 19.00, vendi : Salla e Teatrit
-Festivali i Dramës Shqipe – Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare.

30 JANAR 2015 – Ora e madhe letrare , Ora : 16.00 vendi: Salla e Kuvendit Komunal
-Shpallja e rezultateve të konkursit letrar për poezi dhe tregim

31 janar 2015 – FEST FLAKA Ora : 19.00 vendi : salla e Teatrit
-Festivali i muzikës popullore.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.