Uji Dea

Po vazhdon përkujdesja e Komunës së Gjilanit për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Po vazhdon përkujdesja e Komunës së Gjilanit për familjet në nevojë. Kështu sot kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi së bashku me donatoren Minivere Korça dhe bashkëpunëtorët e saj, kanë vizituar një familje gjilanase e cila ka një anëtare të familjes (Linda Korça) me probleme shëndetësore, respektivisht me këmbë të amputuara, nga ku janë zotuar për një mbështetje deri në krijimin e kushteve normale që ajo të jetë e gatshme të lëviz në mënyrë të pavarur.

Me këtë rast kryesuesja Bunjaku – Rexhepi, i ka prezantuar gruas e cila është e palëvizshme gatishmërinë e Komunës së Gjilanit se do të jetë dorë e mbështetjes në të ardhmen.

“Kam ardhur sot për një vizitë tek ju që t’u konfirmoj lajmin e mirë se ne si Komunë me mbështetje edhe të kryetarit Haziri, do të angazhohemi që juve në një të ardhme shumë të shpejtë t’u ndihmojmë që ju të keni mundësinë të ecni përmes “protezave”. Gjendja në të cilën jeni ju sot neve na brengos, por jemi të bindur që juve së shpejti do t’u shohim në këmbët tuaja. Ka shumë raste nëpër botë që lëvizin përmes protezave, prandaj ju mos dyshoni, sepse një ditë edhe ju do të keni mundësinë të lëvizni sikur të gjithë ne të tjerët. Kjo ka ardhur nga zoti dhe ne skemë çfarë të bëjmë, por, ajo që ne po bëjmë është zotimi ynë për mbështetjen tuaj deri në ngritjen në këmbët tuaja”, tha kryesuesja Bunjaku – Rexhepi.

Mobi Casa

Ndërsa, Minivere Korça, poashtu një femër e vullnetit të mirë, ka ndarë një shumë simbolike të parave për këtë periudhë dimri, që kjo nënë të ketë më të lehtë dhembjen.
Ndryshe, Linda Korça, ishte falënderuese për angazhimin e Komunës dhe solidaritetin e donatores, duke uruar që njerëzit të jenë shëndosh dhe rehat e të lumtur.

Ajo jeton me familjen e saj në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, dhe ka një vajzë e cila është në shkollën fillore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.