Eko Higjiena

Haziri: Gjilani do të përfitojë nga Qeverisja Mustafa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri tha për rajonipress se është hera e parë që ka arritur ta shtojë buxhetin nga niveli qendror në favor të Komunës së Gjilanit. Pos autostradës ne shpresojmë që të realizojmë edhe rrugën Gjilan – Pograxhë dhe disa rrugë tjera të rëndësishme që lidhen me Zhegrën dhe fshatrat e saja tha Haziri.

Lutfi Haziri është optimist sa i përket thithjes buxhetore nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sipas tij Gjilani për herë të parë po del të jetë përfituese e buxhetit në nivel qendror për më shumë se 4 milion euro, raporton rajonipress.

ARKATANA

Haziri tha se Gjilani me vite është diskriminuar edhe pse është ndër taksapaguesit më të mëdhenj në nivel vendi. “Por tani në Qeverisjen e Isa Mustafës gjërat kanë ndryshuar dhe Gjilani do të marrë atë që e meriton. Krahasuar me vitet tjera tani Gjilani ka një fond më të madh për mbi 4 milion euro. Jam i sigurt se Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa do ta favorizojë dhe i del hakut Gjilanit dhe Anamoravës” tha Haziri për rajonipress.

Haziri tha se tashmë e kemi në projekt autostradën Gjilan – Prishtinë dhe më vonë edhe disa projekte shumë të dobishme për Gjilanin.”Shpresoj që ta finalizojmë rrugën Gjilan – Pograxhë e cila lidhë shumë fshatra dhe është një ndër top prioritetet e mija dhe rrugën Zhegër – Stanqiq që gjithashtu lidhë dhe bashkon shumë fshatra. Edhe në kuadër të projekteve kapitale do të ketë investime serioze, pavarësisht dietës buxhetore dhe pavarësish faktit se ende jemi duke paguar borxhe të trashëguara të cilat po e ngufasin ambicien tonë për të qenë më efikas në realizimin e projekteve të planifikuara” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: