Latifi: Disiplina në punë sfidë për vitin 2015
Gjilan – Abdylatif Latifi drejtor në spitalin rajonal të Gjilanit tha se për vitin 2015 kemi paraparë të investojmë në pajisje me një aparat për radiografi digjitale sepse këtë që e kemi edhe pse është funksional i qet grafitë e dobëta për shkak të vjetërsisë. Megjithatë sfiduese për të parin e spitalit mbetet disiplina në punë nga një pjesë e stafit me të cilët do të merremi shumë seriozisht këtë vit.
Latifi tha se për vitin 2015 gjithashtu është paraparë ndërtimi i një objekti për një qendër emergjente dhe diagnostiko. “Për këtë projekt besojmë në përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë, gjithashtu ndihmë presim edhe për edukimin e vazhduar profesional ku kemi paraparë 20 mijë euro”, raporton rajonipress.
Megjithatë sfiduese për të parin e spitalit mbetet disiplina në punë nga një pjesë e stafit me të cilët do të merremi shumë seriozisht këtë vit. “Mungesa e stafit të mesëm na ka bërë që shpeshherë mos të mundemi t`i plotësojmë disa standarde derisa sfidë do të jetë edhe buxheti për barna i cili siç duket këtë vit është zvogëluar edhe më shumë”.
Mungesa e buxhetit për barna sipas Latifit pritet dhe të jetë sfida kryesore pasiqë në vitin 2014 spitali i Gjilanit ka pasur 780 mijë euro për barna kurse këtë vit janë vetëm 710 mijë.
“Ndërkaq vetëm për dializë na duhen 286 mijë euro derisa pjesa e mbetur është shumë e vogël. Shpresoj që ministri i ri këtë do ta shqyrtojë edhe njëherë që ky buxhet i vogël mos të ndodhë edhe pse neve planifikimi na është dorëzuar nga departamenti për farmaci” tha Latifi./rajonipress/


