Mobi Casa

Hyseni: Qeverisja e re komunale me dinamikën e vjetër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Edhe për gjatë gjithë vitit 2014 në qeverisjen lokale të Gjilanit ishte dinamika e njëjtë, nuk pati ndonjë ndryshim, sepse kjo kushtëzohet nga shumë faktorë. Si faktor numër një është se buxheti veçse ishte miratuar, dhe ardhja e qeverisjes së re ka qenë e “kushtëzuar” me atë buxhet thotë Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD).

Flamur Hyseni duke folur për vitin 2014 dhe qeverisja gjatë kësaj kohe thotë për rajonipress se gjashtë mujori i parë u përcjellë me identifikim të prioriteteve, por edhe u vërejt se nuk ka pas pasivitet, megjithatë ka pas lëvizje dhe vazhdimësi të projekteve të mbetura nga qeverisja e kaluar. “Në aspektin politik, dhe angazhimit të subjekteve politike në Kuvendin Komunal poashtu nuk ka pasur ndonjë risi, sepse është vazhduar njëjtë me gjuhën politike “uniforme”, veçse me ndryshim të pozicioneve, atë që kemi dëgjuar 6 vite nga opozita, tani pozitë, se interesim më të madhin kanë pasur se ku ka “bërë gjumin kryetari”, të njëjtën e kemi dëgjuar “non – stop” nga ish pozita tani që 12 muaj opozitë se ku po e “bënë gjumin kryetari”.

Hyseni thoit se kjo aspak nuk është relevante dhe fare nuk hynë në punë dhe nuk ndikon fare në efikasitetin e qeverisjes, dhe fundja çfarë i duhet Gjilanit një Kryetar që nuk ka lidhje dhe ndikim politik në Prishtinë?. “Suksesi është i kushtëzuar edhe me nivelin e përgjithshëm të qeverisjes, dhe nuk mund të vërehet ndonjë e arritur e madhe, shikuar në aspekt të përgjithshëm, së paku nga ajo që pasqyrohet në mediat e shkruara dhe elektronike del, se si më aktive në angazhimin qeverisës dhe politikë lokale janë Prishtina dhe Gjilani. Kjo për Gjilanin është pozitive, ku këtë dinamikë po e bën publike media e angazhuar në Gjilan, dhe shpesh here kemi hasur në bërjen e një lajmi lokal lajm qendror fal angazhimit të mediave gjilanase”.

ARKATANA

Ndërsa sa i përket angazhimit të shoqërisë civile dhe raporteve me qeverisjen ose me Kuvendin Komunal si vendimmarrësin kyç, prapë është vazhduar e njëjta qasje, nuk kemi pasur ndonjë monitorim serioz, duke mos përjashtuar ndonjë raport sipërfaqësor të publikuar dhe periodik, që për çudi është përkrahur nga dyja taborët politike, si pozita ashtu edhe opozita mendon Hyseni.

“Ne presim që më 2015 do të ketë dinamikë tjetër qeverisjeje dhe shpresojmë në përkrahje më të madhe të qeverisë qendrore, meqenëse tanimë prapë kemi “linjën e njëjtë politike”, që për fat Gjilanin po e përcjellë edhe në këtë mandat qeverisës, por pritjet e qytetarëve janë të mëdha sikur edhe deri më tani” tha Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.