Uji Dea

”Terroristi” kishte hyrë tri herë në Kosovë me eksploziv

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Veprimet e Slobodan Gavriqit më shumë flasin për një tregtar sesa për një terrorist që planifikonte të hidhte në erë hotelin “Grand” në qendër të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Gavriqi kishte bërë rrugë të gjatë me veturën e ngarkuar me eksploziv. Madje, kishte hyrë tri herë dhe kishte dalë nga Kosova me këtë sasi, shkruan “Koha Ditore”.

Uji Dea

Shtetasi serb i arrestuar më 25 dhjetor ishte vendosur në hotelin “Grand”, duke u regjistruar me emër dhe mbiemër, derisa veturën me targa të Beogradit e kishte parkuar në parkingun e këtij hoteli.

Gavriqi kishte me vete edhe një letër, në të cilën përshkruheshin rrugët e Prishtinës me cak rrugën tek “Tre sheshirat”, afër Katedrales. Shpjegimi që ka dhënë ai është se aty do t’ia dorëzonte dikujt eksplozivin, dhe priste telefonatë prej tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.