Policia: Rruga Gjilan – Muçibabë e kalueshme, por e vështirësuar
Gjilan – Policia e Kosovës njofton se të gjitha rrugët në Kosovë magjistrale dhe urbane, janë të kalueshme, por disa prej tyre vështirë të qarkullueshme. Sipas policisë së Kosovës rruga Gjilan – Muçibabë është e kalueshme, por e vështirësuar dhe rruga Gjilan -Novobërdë e kalueshme, por e vështirësuar.
Më poshtë njoftimi i Policisë së Kosovës:
Në bazë të informacioneve të vazhdueshme që kemi nga të gjitha drejtoritë rajonale lidhur me gjendje e rrugëve, mund të themi se në aspektin e vlerësimit të përgjithshëm të gjitha rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane konsiderohen të kalueshme por disa prej tyre të vështirësuara për qarkullim, duke përfshirë ato rrugë në zona të thella malore dhe në fshatra.
Rrugët më të veçuara ku komunikacioni zhvillohet me vështirësi janë; Rruga Pejë-Kullë –Rozhajë, është e kalueshme për automjete të lehta, por pajisjet dimërore janë te domosdoshme, kurse kalimi për automjete të rënda është i pa kaluar.
Rruga rajonale Prishtine -Mutivode është e vështirësuar, por e kalueshme.
Mitrovicë Veri – rruga rajonale dhe lokale të kalueshme, por të vështirësuara, Gjilan – Muqibabë e kalueshme, por e vështirësuar dhe Gjilan – Novobërdë e kalueshme, por e vështirësuar.
Ndërsa sa i përket gjendjes së pritjeve në pika kufitare gjendja është si më poshtë;
PKK-Merdare kolona e automjeteve është rreth 300 m, ndërsa pritja është përafërsisht më pak se 1-orë.
PKK-Dheu i Bardhë kolona po ashtu është rreth 300m , ndërsa pritja rreth më pak se një orë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje fare./rajonipress/


