Uji Dea

Haliti takohet me ministrin Arsim Bajrami

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtori i Arsimit Qahil Sinani, kanë zhvilluar një takim me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, me të cilin është biseduar për procesin edukativo arsimor, përgatitjet e gjysmëvjetorit të dytë, ndërsa temë kryesore ka qenë shqyrtimi i mundësive për përfshirjen e projektit të ndërtimit të shkollës fillore “Halil Alidema” të Pozheranit.

Për projektin e kësaj shkolle, ndonëse është dërguar edhe projekti ideor dhe është kërkuar që të jetë ndër projektet me prioritet, në projekt buxhetin e Qeverisë ishte lënë për realizim në vitin 2016-2017, mirëpo gjatë këtij takimi, ministri Bajrami ka premtuar se do të shqyrtohen mundësit që me rishikim të buxhetit në qershor, ky projekt të jetë në prioritet për vitin 2015-2016.

FIDANISHTJA

Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për finalizimin e projektit të shkollës së mesme teknike në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: