ARKATANA

Kamenica i hap rrugë investimit për energji solare në Novosellë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Këshilltarët komunal të Kamenicës me shumicë votash e kanë miratuar një propozim vendim mbi dhënien në shfrytëzim me qira të pronës së pa luajtshme komunale për energji solare në fshatin Novosellë. Ky projekt që vlerësohet tejet i rëndësishëm për komunën e Kamenicës pritet edhe të punësohen afër 50 veta.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Kamenicës këshilltarët komunal i kanë hapur rrugën një investimi tejet dobiprurës për këtë qytet që lidhet me energjinë solare.

Në fakt këshilltarët komunal pas elaborimit të Begzad Sinanit rreth vizitës së tij në Zvicër tek firma e njohur që merret me veprimtarinë e energjisë solare, ata me shumicë votash kanë votuar për këtë projekt i cili pritet të punësojë rreth 50 veta.

Komuna e Kamenicës i ka lejuar dhënien në shfrytëzim me qira të pronës së paluajtshme komunale energjisë solare në fshatin Novosellë.

Komuna e Kamenicës gjithashtu ka vendosur që ta ndihmojë një familje të varfër, refugjate nga komuna e Medvegjes, e cila jeton në komunën e Kamenicës.

Ndërkaq kërkesa tjetër kishte të bënte me listën e emërtimeve të lagjeve, shesheve të dërguar në Prishtinë. Këshilltarët komunal ndërkaq kanë pasur vlerësime të ndryshme rreth debatit të Begzad Sinanit me qytetarë.

Këshilltarët e opozitës: Besnik Rrudhani, Arsim Thaçi, Jeton Biçkaj kishin vërejtjet e tyre për të aprovuar si të tillë procesverbalin. Mirëpo, pozita: Isuf Beqiri, Satmifer Kryeziu, kishin vlerësime të kundërta.

FIDANISHTJA

Opozita kërkoi që të nxirren vetëm propozimet e qytetarëve nga debati pastaj theksuan se nuk janë përfshi kritikat që ishin bërë në adresë të komunës.

Sinani ka falënderuar qytetarët që e kishin mbushur sallën, dhe se ata kishin pasur mundësi ta marrin fjalën dhe të bëjnë pyetje dhe mohoi se ka pasur kritika, por vetëm kërkesa. Po ashtu edhe kur ishte fjala për informatën e punës së Kryetarit për vitin 2014, vlerësimet ishin të ndryshme të opozitës edhe të pozitës.

Kësaj radhe diskutuan edhe delegatët serbë, Dijana Nikoliq edhe Milosh Filiq, të cilët në emër të pakicës serbe falënderuan Kryetarin për projektet e realizuara në vendbanimet serbe.

Këshilltarja Filloreta Lakna-Rexha në diskutimin e saj pos tjerash u shpreh se transparenca edhe llogaridhënia ka filluar të zbatohet në komunën tonë.

Isuf Beqiri po ashtu vlerësoi lartë punën njëvjeçare të qeverisë lokale ndërsa Ibadete Ahmetaj falënderoi Kryetarin për përkrahjen e dhënë për grupin e grave të Kamenicës.

Kuvendarët e shqyrtuan edhe raportin e komisionit komunal për vlerësimin dhe dhënien e pronës komunale në shfrytëzim.

Kjo çështje shpesh ishte ngritur nga këshilltarët, si kërkesë për identifikimin dhe bërjen e listës së pronave për dhënie me qira. Mirëpo, sipas drejtorit të Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi, drejtoria shumë shpejt do të dalë me një broshurë, ku do të jenë të publikuara të gjitha pronat komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.