UBT

Djali ‘i dehur’ vret babain me armë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Krimi brenda familjes godet sërish, kësaj here duke i marrë jetën një 60-vjeçari në rrethin e Pogradecit. Mësohet se Mësohet se Sali Leka ka qëlluar me armë drejt të atit, Selam Leka, 60 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mokër të Pogradecit.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari, i sapo kthyer nga emigracioni në Greqi, ka qenë i dehur dhe është grindur me të atin.

Fundamenti

Duke iu referuar të dhënave të bashkëfshatarëve, djali ka pasur probleme me bixhozin dhe kjo ka qënë përherë problem në familje.

Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.