Mobi Casa

Maloku: Luftë e pa kompromis ndaj atyre që cenojnë dhe ndeshen me ligjin

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror thotë për rajonipress se Prokuroria Themelore me seli në Gjilan, që mbulon shtatë (7) komunat e kësaj pjese të Kosovës, është munduar shumë gjatë vitit 2014, që ta bëjë qytetarin e kësaj ane, shumë më të sigurt në rrethin ku jeton e vepron, e të bëjë ambient shumë të pasigurt, për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar, korrupsionit, trafikant të qenieve njerëzore, trafikant të narkotikëve, kontrabandues të migrantëve e të mallrave, grabitës apo hajna të rrezikshëm për jetën e pasurinë tonë, falsifikues dhe shumë të tjerë.

Jetish Maloku tha për rajonipress se Prokuroria Themelore në Gjilan, me të gjitha agjencitë për zbatimin e ligjit, më shumë se asnjë institucion tjetër, ka bërë të pamundshmen që qytetarët e këtij shteti të ri e demokratik, gjatë vitit 2014, të jetojnë me dinjitet, dhe në një ambient të sigurt, larg çdo cenimi të të drejtës për jetë të qetë, e të sigurt me të gjitha të mirat materiale që ka krijuar gjatë jetës së tij. “Nuk ka dyshim, se në këtë drejtim, kjo Prokurori me seli në Gjilan, e që mbulon shtatë (7) komunat e kësaj pjese të Kosovës, është munduar shumë, dhe nuk i ka munguar suksesi. Si asnjëherë më parë, qytetari i kësaj ane, tani ka shumë më shume siguri në rrethin ku jeton e vepron, dhe ka bërë ambient shumë të pasigurt, për të gjithë ata kryes të veprave penale të të gjitha natyrave, sidomos ata të krimit të organizuar, korrupsionit, trafikant të qenieve njerëzore, trafikant të narkotikëve, kontrabandues të migrantëve e të mallrave, grabitës apo hajna të rrezikshëm për jetën e pasurinë tonë, falsifikues dhe shumë të tjerë”.

Maloku thotë se sipas statistikave brenda kësaj prokurorie, (15) prokurorët e kësaj prokurorie bashkë me stafin administrativ, në vitin që lëmë pas, kanë bërë të pamundshmen që të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetrën, kanë prishë rehatinë e qytetarit të Anamoravës, duke sjellur para drejtësisë e duke bërë të gjithë ata përgjegjës për veprimet e tyre të kundërligjshme. “Nuk ka dyshim se janë arritur rezultate të mëdha në këtë drejtim për çka tregojnë të gjitha të dhënat që ofrohen për publikun dhe qytetarin e interesuar. Në këtë drejtim, kjo prokurori me tre departamentet e saj, ka pranuar në punë për gjithë vitin 2014, që po e lëmë pas, mbi 3100 kallëzime (lëndë) penale, me mbi 4300 persona (kryes) të dyshuar të veprave të ndryshme penale. Nga gjithë ky numër i lëndëve të pranuara në punë vetëm Departamenti për Krime të renda ka pasur në punë mbi (310) kallëzime penale me mbi 550 persona, si të dyshuar të mundshëm për vepra penale të rënda, Nuk ka dyshim se ky Departament ka suksesin e vet, sidomos trajtimin me prioritet të lëndëve (kallëzimet penale) për veprat penale për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprat e ashtuquajtura, të korrupsionit, me kryes nga personat zyrtar e publik”.

Sipas Malokut ky Departament ka shqyrtuar, mbi ( 60) kallëzime penale me mbi 90 persona të dyshuar, duke përfshirë zyrtarë të lart komunal e qendror, zyrtar nga sistemi gjyqësor, nga prokuroria, doganat, administrata tatimore, avokatia, zyrtar policor, e të kompanive publike etj. “Nëse krahasohen të gjitha këto të dhëna me vitet e kaluara, statistikat tregojnë se ky Departament, ka pasur në punë një numër të këtyre krimeve të rënda, në rënie në krahasim me vitet e kaluara. Kjo falë punës dhe bashkëpunimit shumë të mirë jo vetëm me institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, por edhe bashkëpunimit shumë të mirë me qytetarët e kësaj ane. Mendohet se ndjekja efektive e këtyre veprave të tilla penale, do e rris besimin e opinionit dhe kështu, do ngritët gjithnjë besimi edhe i qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e tyre”.

United Hospital

Sipas të gjitha raporteve nga institucionet relevante qendrore, si, Zyra e Koordinatorit nacional për krim të organizuar e korrupsion, pastaj edhe Raportet e dhëna nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregojnë se kjo Prokurori, ka realizuar Planin e veprimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në realizimin 100 % në zgjidhjen e këtyre lëndëve të kësaj natyre, duke lënë mbrapa PTH në Prishtinë me 19 %, atë të Mitrovicës për 31 %, të Ferizaj me 67 % , PTH të Gjakovës me 81%, atë të Prizrenit me 86 , dhe të Pejës me 95 %.

“Një rëndësi shumë e madhe në luftimin e këtij fenomeni, e sidomos krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka sidomos konfiskimi i mjeteve me të cilat është kryer vepra penale dhe konfiskimin e dobisë së fituar me veprën penale e cila veç ka filluar të zbatohet. Kjo do e godas kryesin e veprës penale edhe më fort se vet dënimi që do jepet nga gjykata kompetente. Edhe Departamenti i Përgjithshëm, ka shqyrtuar më shumë se( 2600) lëndë me mbi 3300 persona (kryes) të këtyre veprave penale, duke përfshirë, numrin më të madh, të veprave penale të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, kontrabandë me mallra, shmangie nga tatimi, kalimi ilegal i kufirit, pastaj dëmtime të pasurisë, dëmtime të pyjeve, rrezikimi i trafikut publik (aksidente të komunikacioni), lëndime trupore dhe shumë, vepra penale të tjera të natyrave të ndryshme. Edhe ky Departament ka shqyrtuar me efikasitet të lart, më shumë se 98 % të këtyre lëndëve, duke i hetuar ato, e duke akuzuar para organeve gjegjëse gjyqësore, apo duke i pushuar e hedhur ato në mungesë provash. Njëkohësisht edhe Departamenti për të mitur, ka shqyrtuar më shumë se (210) lëndë me mbi 300 persona të mitur”, me një shkallë të lartë prej 99 %, të zgjidhjes së tyre, bazuar në të gjitha këto rezultate të theksuara, nuk ka dyshim se kjo prokurori, bashkë edhe me institucione tjera relevante që zbatojnë ligjin, e sidomos me atë të policisë, ka bërë të pamundshmen, që të krijoj siguri dhe jetë të qetë e pa frikë, për të gjithë qytetarët e kësaj ane të Kosovës”

Maloku ka përkujtuar gjilanasit një të dhënë për publikun, se ka më shumë se një (1)vit ku në regjionin tonë nuk është shënuar asnjë vrasje.”Mendojmë se, kjo prokurori edhe në vitin që po hyjmë, do jetë edhe më e përgatitur, më funksionale e efektive, dhe më shumë rezultate më të mira në luftën kundër të gjitha dukurive negative dhe kundër të gjithë atyre që cenojnë dhe ndeshen me ligjin, pavarësisht kush është çfarë ka bërë apo në çfarë beson”./rajonipress/

Mund të ju interesoj: