ARKATANA

Grabitësi i dytë që ndodhej në arrati, arrestohet nga policia

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Gjilanit ka arritur ta arrestojë grabitësin e dytë i cili ndodhej në arrati. Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale ka konfirmuar arrestimin e grabitësit të dytë që mori pjesë në tentim grabitjen që ndodhi më 31 dhjetor në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Gjilan.

I dyshuari i dytë i cli mori pjesë në grabitjen e 31 dhjetorit dhe i cikli ndodhej në arrati është arrestuar nga policia e Gjilanit këtë të premte.

FIDANISHTJA

Grabitësi i dytë u arrestua pasiqë së bashku me një tjetër nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë tentuar të grabisin parat nga viktima mashkull shqiptar i cili ishte në lokalin e tij. /rajonipress/