Mobi Casa

Lenjani: Familjet e ikura mos të kthehen dhunshëm, por të ndihmohen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nga fshati Karaqevë tashmë janë larguar mbi 100 persona prej tyre 22 fëmijë. Selver Lenjani është i brengosur nga ky numër i familjeve të ikura, por kërkon nga vendet e BE-së që të ndihmohen e mos të kthehen dhunshëm. Këto familje më së paku kanë faj sepse po e bëjnë nga halli, zori e pasiguria.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë dhe Fadil Kastrati profesor nga ky rajon janë të shqetësuar me ikjen e familjeve nga ky rajon kufitarë drejtë vendeve të BE-së. “Unë jam i shqetësuar me këtë largim masiv, por njëkohësisht jam i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre atje. Ndoshta është mirë që vendet e BE-së të trajtojnë këto raste e kurrsesi mos të përdorin kthimin e dhunshëm. Askush nuk është larguar nga luksi, por nga halli, zori e pasiguria” u shpreh për rajonipress Selver Lenjani.

Lenjani tha se tashmë mbi 100 persona nga fshati Karaqevë janë të vendosura nëpër vendet e BE-së dhe janë 22 fëmijë që tashmë kanë braktisur shkollën.

ARKATANA

I shqetësuar është edhe Fadil Kastrati profesor nga ky fshat i cili ka vizituar shtëpitë e këtyre familjeve. “Vërtet është e rëndë dhe e papërballueshme kjo gjendje. Këto familje i kanë mbyllur me dry shtëpitë e tyre dhe kjo nuk është akt i lehtë. Ne kërkojmë nga Gjermania e Franca që të kenë mirëkuptim për këto familje sepse ne jetojmë në një vijë kufitare që me vite ka pasiguri dhe presion e terror psikologjik që ushtrohet nga xhandarmëria serbe”.

Kastrati dhe Lenjani thonë se është mirë që një ekip i Qeverisë së Kosovës të vizitojë këtë fshat dhe të evidentojë të gjitha familjet që kanë braktisur vendin dh t`ua dërgojnë të gjitha informacionet shteteve përkatëse. “Ato familje duhet të ndihmohen edhe nga shteti sepse kthimi i tyre do të thotë vdekje për së dyti për të gjithë ata që tashmë ndodhen në vendet e BE-së” tha Kastrati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.