ARKATANA

Grykës së Karadakut

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Nëpër Grykë të Karadakut – Sa me gëzim, me djalë jam nisë !
Zemra m’ digjet prej merakut – Kujtoj vitet e rinisë !

Refreni:
Ah, rini! Ah, rini!
Sa me t’ shpejtë më ike ti !
Çdo kënaqësi e përjetim –
Mbetën ëndrra për kujtim !
Data 26 Dhjetori ,
Më Dymijë e Katërmbëdhjetë –
Një kujtim n’ zemër ma nxori ,
Që s’ harrohet kurrë për jetë !

Refreni:
Ah, rini! Ah, rini!…etj.
Ishte dimër , muaji Janar ,
Ishte viti Shtatëdhjetë e Një ,
N’ Tugjec isha arsimtar –
N’ Zhegër shkova për miqësi !

Mobi Casa

Refreni:
Ah, rini! Ah, rini!…etj.
Mysafir shkova në Zhegër –
Për t’ ndihmuar në kulturë !
Atë mikpritje e mbajë në zemër –
Sa t’ jam gjallë s’e harroj kurrë !

Refreni:
Ah, rini! Ah, rini!…etj.
Për herë t’ parë në Karadak –
Në Shoqërinë “Idriz Seferi” !
Me mua ishte baba plak –
Sa me gëzim erdhi i ndjeri !…

Refreni:
Ah, rini! Ah, rini!…etj.
Gjilan, më 26.12.2014. Demir Krasniqi