Për ushtrim prostitucioni arrestohen në Gjilan tre persona
Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e hetimit kundër trafikimit me qenie njerëzore nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, pas një hetimi disa javor lidhur me një rast “mundësim në prostitucion”, kanë zhvilluar një plan taktiko-operativ, duke u mbështetur në masa të fshehta hetimore, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, me ç’rast janë arrestuar tre persona, një mashkull shqiptar, shtetas i Kosovës dhe dy femra po ashtu shqiptare shtetase të Kosovës, në kryerjen e veprës penale ‘mundësimi ose detyrimi në prostitucion’ njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.
Të dyshuarit në prezencë të mbrojtësve të tyre janë intervistuar në zyrat e Policisë së Kosovës në Gjilan.
Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti i kompletuar dorëzohet me procedurë të rregullt në PTH-Gjilan./rajonipress/


