ARKATANA

UP’ja u garanton disa studentëve regjistrim në Mjekësi, por me vit të humbur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për përmirësimin e një “gabimi” të bërë pesë muaj më parë, rreth pranimit të disa studentëve në nivelin bachelor në Fakultetin e Mjekësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Katër kandidatë për studentë në këtë fakultet tashmë e kanë të garantuar regjistrimin aty, ndonëse me një vit të humbur.

Fundamenti

E pranimi i tyre në Mjekësi është bërë i mundur vetëm pas ndërhyrjes së Inspektoratit të Arsimit. Inspektorati ka gjetur se nga disa dhjetëra ankesa që i janë drejtuar gjatë verës, për mospranimet në Fakultetin e Mjekësisë, vetëm katër prej tyre ishin të bazuara dhe këta kandidatë duhet të pranohen në këtë fakultet.