UBT

Vlerësohet lart figura e Lam Hasan Shahiqit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të shtunën në Gjilan është promovuar libri i Shefik Shkodrës i titulluar “Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi”. U tha se autori në mënyrë shumë korrekte ka prezantuar figurën historike të Lam Shahiqit derisa Bislim Pireva tha se libri i Shefik Shkodrës është një vepër serioze dhe në mënyrë shumë kronologjike jepen të gjitha detajet për luftën dhe mbrojtjen e Shqipërisë verilindore pjesë e së cilës ishte edhe Lam Hasan Shahiqi.

Të shtunën në teatrin e qytetit në Gjilan para një numri të shumtë krijuesish e veprimtarësh është promovuar libri i Shefik Shkodrës :”Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi”.

Në këtë promovim merrnin pjesë figura publike e politike, aktivist e pjesëmarrës të luftërave çlirimtare derisa nga referuesit u vlerësua lartë figura historike e Lam Hasan Shahiqit.

Recensenti i librit Bislim Pireva tha se Serbia donte ta shfaroste shqiptarin dhe rezistencën e saj shekullore. Nisur nga ky këndvështrim autori Shefik Shkodra në mënyrë shumë korrekte dhe serioze e ka prezantuar luftën dhe mbrojtjen e Shqipërisë verilindore pjesë e së cilës ishte edhe Lam Hasan Shahiqi.

Mobi Casa

“Unë mendoj se është një vepër serioze pasiqë në mënyrë kronologjike jepen detaje interesante nga lufta që bënë shqiptarët e kësaj ane e në veçanti për heroizmin që tregoj vet Lam Hasan Shahiqi, por edhe familja e tij e gjerë” tha Pireva.

Pireva tha se ky libër ka një rëndësi të veçantë sepse flet me dokumente e ngjarje në kontekste historike të kohës të cilat gjeneratat e reja duhet t`i dinë.

Për librin ndërkaq kanë folur edhe Mehmetali Rexhepi, Mustafë Maloku dhe vet autori.

Familja Shahiqi në fund ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj monografie që flet për jetën dhe veprën e të parit të tyre që la gjurmë të pashlyera në historinë shqiptare. /rajonipress/