ARKATANA

Haziri viziton shkollën “Rexhep Elmazi”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2014/2015 në Komunën e Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka qenë për vizitë në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

Haziri ka takuar mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke i përgëzuar për punën e mirë që po e bëjnë në edukimin e brezave të rinj dhe në këtë mënyrë do të përgatitet kuadro cilësore të cilët do të jenë shtyllat e resorëve të shtetit.

Eco Higjiena

Poashtu, i pari i Komunës së Gjilanit ka bashkëbiseduar me nxënësit e kësaj shkolle dhe me këtë rast theksoi se arsimi është prioriteti i parë në qeverisjen e tij, duke shtuar se gjatë këtij viti është investuar me të gjitha kapacitetet komunale në këtë sektor për të krijuar mundësi më të mira për nxënësit tanë dhe për gjeneratat e ardhshme./rajonipress/