ARKATANA

Hahn: Sundimi i ligjit, prioritet për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociim të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një takimi në Bruksel me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Duke numëruar detyrimet që Kosova ka përballë Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Hahn ka theksuar se “sundimi i ligjit vazhdon të jetë prioritet dhe Kosova natyrisht duhet të dëshmojë zotimin e saj të qartë për të dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Kosova duhet të ofrojë rezultate edhe në agjendën e saj më të gjerë, të reformës zgjedhore, ekonomike dhe administratës publike”, ka thënë Hahn, i cili gjithashtu njoftoi se do ta vizitojë Kosovën në fillim të vitit të ardhshëm.

UBT

Në takimin e përbashkët me gazetarë, Thaçi nga ana e tij tha se institucionet e Kosovës janë të zotuara në tërësi për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit.

“Procesi i liberalizimit të vizave do të jetë një prej prioriteteve kryesore për Kosovën dhe Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin para saj”, ka thënë ministri i jashtëm i Kosovës, duke nënvizuar edhe zotimin për përgjegjësinë e vendit karshi dialogut me Serbinë. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.