Uji Dea

Gjendet i vdekur Abdulla Jashari nga Gjilani

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Abdullah Jashari (1964) është gjetur i vdekur të hënën në Kllokot rreth orës 18.00 minuta përballë qendrës tregtare “Rera Com”. Rastin për rajonipress e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Abdullah Jashari (1964) nga Gjilani është gjetur pa shenja jete derisa policia ende nuk i dinë motivet. “Për ne ende është vdekje e dyshimtë sepse nuk kemi as të arrestuar e as të dyshuar për rastin” tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

KKVITI

Trupi i Abdullah Jasharit është gjetur në qendër të Kllokotit përballë Qendrës Tregtare “Rera Com”./rajonipress/