Mobi Casa

Rrahim Sadiku – një galeri e madhe e artit letrar…

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rrahim Sadiku, shkrimtar, ka ruajtur në intuitën e tij prej poeti me të gjitha vlerat e kohës, për të saktësuar e specifikuar tendencat në kohën tranzicionale si dhe për t’i dhënë të gjitha frymëmarrjet sa më reale të kësaj dialektike.

Në sallën e KK në Gjilan, në pranin e afro njëqind krijuesve letrarë, u mbyll edicioni i pestë i Manifestimit kulturor e letrar “Vjeshta letrare …2014”, manifestim ky që rrumgullakësoi një “ngjarje” të madhe e të begatë letrare, e cila rrethe vetës tuboi, si një, shumë autorë nga Gjilani, Maqedonia, Shqipëria, Bujanoci, Presheva e mese të tjera shqiptare. Fillimisht, Arsim Halili, krijues nga Bujanoci, anëtar i Ars Clubit “Beqir Musliu” nga Gjilani, tha se fillimit i erdhi edhe fundin. Pse jo? Ky eveniment i rrallë kulturor e letrar i ka nderuar e afruar krijuesit në mes vete. S’ka më madhështore se arti që po i bashkon krijues tanë!

Andaj, krijuesit po i japin “shije” artit letrar, por edhe po e hijeshon “kuvendin” e Manifestimit “Vjeshta letrare…”. “Gjatë këtij edicioni të pestë të këtij Manifestimi letrar janë përuruar me dhjetëra vepra letrare të autorëve tanë, të cilët, në një mënyrë a tjetër, ky eveniment i ka bashkuar e afruar njerëz të pendës për t`i njohur me vlerat e tyre në mes veti. Siç dihet, në këtë Manifestim letrar janë prezentaur disa nga krijuesit tanë, si janë: Bujar Salihu, Zejnepe Alili –Rexhepi, Prend Buzhala, Qëndresa Shala, Nexhat Rexha, Edonë Halitit, Petrit Palushti dhe në fund Rrahim Sadikut, shkrimtar nga Ferizaji.

Kësaj here është fjala ta prezantojmë shkrimtarin, i cili, gjer më tani ka botuara mbi 30 vepra letrare. Pra, është fjala për Rahim Sadiku, shkrimtar i zellshëm nga Ferizaji. I pari që mori fjalën për veprën e Rrahim Sadikut, është Prend Buzhala studjues e krijues nga Klina. Ai, që në fillim të fjalës së tij tha se, para vetës e kam një autor shumë të frytshëm, i cili, letërsisë së sonë shqipe i ka dhuruar më tepër së 30 vepra në prozë, poezi, drama, publicistikë, tregime e forma të tjera të artit.

Kjo veprimtari e tij letrare paraqet përkushtimin serioz të autorit në fjalë, i cili ka krijuar vepra me tematikë të larmishme për jetën dhe aktualitetin e kohës. “Unë, duke lexuar e kundruar veprën e Rahim Sadikut, e cila është mjaft e gjerë dhe joshëse, ajo, para se gjithash, si art na ka familjarizuar dhe na ka bërë të hyjmë në botën e tij shkrimore. Në fakt, vepra e tij letrare është krijuar nga një njeri që posedon botë shumë të ndryshme. Ai (autori) është i burgosuri politik dhe pjesëmarrës i luftës së fundit 1999.

Në fund tha se, s’ka gjë më madhështore se sa vepra, e cila mbetet dokument i pashlyeshëm i një kohe. Janë 32 tituj, ku secili titull në vete ngërthen drama e shtegëtime nga jeta e autorit.

Pra, veprat e tij janë drama përkushtuese jete, por janë edhe ngjarje kohe, e ngjarje jete të autorit. Më ka befasuar vepra e tij në prozë e botuar ditë më parë me titull: “Andej kufirit të vdekjes”, që është një roman i shkruar për kohën pa kohë. Rahim Sadiku, edhe në veprat e tij lirike reflekton dhe vlon me botën e tij krijues, e cila është e shprehur me një fjalor të pasur dhe të denjë. Për kohën e pas luftës, autori këtë “pjesë” e sheh si një zgjim, e kjo vërehet më qartë në romanin “Shtetasit”. Vepra e autorit është jo vetëm identitet, por edhe krijim artistik me kahje kritike.

ARKATANA

E, Nexhat Rexha, krijues nga Dardana, tha se, vepra e Rahim Sadikut është e gjerë, por kësaj here unë vështrimin tim e kam titulluar: “Portat e hapura në galeri”, vështrim që ka të bëj me veprën “Zgjuar me ejten”, vepër kjo që më ka provokuar për ti thënë disa fjalë. “Vepra e Rahim Sadikut “Zgjuar me ejten”, vjen në kohën e standardizimit e të afirmimit në poezinë shqiptare, ajo hapëron në këto procese poetike si katarzë e lirimit shpirtëror në të gjitha vargjet e këtij vëllimi. Rahimi.

Rrahim Sadiku, shkrimtar, ka ruajtur në intuitën e tij prej poeti me të gjitha vlerat e kohës, për të saktësuar e specifikuar tendencat në kohën tranzicionale si dhe për t’i dhënë të gjitha frymëmarrjet sa më reale të kësaj dialektike. Poezia e këtij vëllimi në lexim të parë të krijon përshtypjen se ato gjasojnë shumë njëra me tjetrën, mirëpo, kur e mbaron librin së lexuari dhe vështron shfaqjet e shpalosura nëpër këto vargje, pastaj krijon idenë dhe performacën krejt ndryshe.

Ato japin lashtësinë për të krijuar pamjen e thellësive të reve dhe ardhjen e shiut në zgjimin, ejten e bimëve natyrore, sikur i thotë vetës dhe lexuesit “ejta na mori kohën, e mundimet mashtruese ishin fati ynë”. Krejt poezia e këtij vëllimi krijon mundësinë e depërtimit nëpër portat e hapura në galerinë e atdheut tonë, të cilat shfaqin pamje sa të dëshiruara, po aq edhe të dhembshme, me mundësi në grishtjen e zjarrit të zemrës dashuri”.

Ndërsa, Ramadan Mehmeti, shkrimtar nga Prishtina, tha se, romani i këtij autori “Andej kufirit të vdekjes” është një vepër me ndërtim novator, me shtrirje të pazakontë dhe na vë në atë mjedis kohor e hapësirë krejet të ndryshëm nga ai që jemi mësuar të shohim. “Në këtë vepër kemi të bëjmë me histori dashurie në një qytet që e njohim mirë, por takohemi me hyjninë Ra (Amon Ra) dhe me hyjneshën ilire – Dea.

Pra, kemi të bëjmë me një përceptim ndryshe për lashtësinë, për besimet, për madhështitë dhe vogëlsitë e mendjes njerëzore. Pra, autori, sipas R. Mehmetit, -sikur do të thotë, se hyjnishmja është brenda njeriut, brenda njeriut dhe njerëzores dhe se ajo është dhuntia nga Krijuesi, dhe që ne e quajmë – mendje. Këtu nuk presim të ndodhë mrekullia, sepse ajo ka ndodhur me krijimin e njeriut. Andaj, konstatimi im do të ishte se, të gjitha të vërtetat mund të jenë fantazi, por edhe të gjitha fantazitë dhe të vërtetat mund të mos jenë fare…”

Pasi mungoi Faik Shkodra, studiues gjilanas, për të referuar për portretin e Rahim Sadikut, para pjesëmarrësve krijues doli Rahim Sadiku, autor, i cili, tha se e kam vështirë të flas pas këtyre fjalëve të bukura të vështruesve. “Unë e falënderoj organizatorin e këtij manifestimi kulturor e letrar, i cili, në këtë rast, më nderoi më së shumti mua si krijues, por e nderoi edhe këtë vend “kuvend” arti, i cili po e hijeshon punën dhe aktivitetin letrar e artistik të krijuesve të ndryshëm”.

Në fund, autori Rahim Sadiku, pjesëmarrësve të Manifestit kulturor e letrar, ua dhuroi nga disa vepra nga opusi i tij shkrimor./tefik selimi/rajonipress/