Eko Higjiena

Marrëveshja Kolektive s’respektohet në sektorin privat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një supë në ditë, tetë orë punë, e siguri në vend të punës. Pak a shumë këto ishin pritjet e punëtorëve duke përfshirë edhe ata të sektorit privat nga punëdhënësit e tyre në rast se do të zbatohej Marrëveshja Kolektive. Institucioni i cili nënshkroi këtë marrëveshje në emër të punëdhënësve, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka kërkuar prolongimin e fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, e cila do të duhej të fillonte së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm. Në bazë të kësaj marrëveshje punëtorët përveç se do të fitonin siguri më të mëdha në vendet e tyre të punës, ata do të përfitonin dhe nga dy euro në ditë nga punëdhënësit në emër të shujtës ditore.

“Duke u mbështetur në misionin e OEK-ut, e cila ka për qëllim përfaqësimin në kuptim të lobimit të interesave të anëtareve të Odës para organeve dhe institucioneve kompetentet shtetërore, në veçanti në përgatitjen e legjislacionit ekonomik, në përcaktimin e masave e të politikës ekonomike si dhe në fillimin e iniciativave të caktuara në lëmin e ekonomisë, Këshilli Drejtues i Odes Ekonomike të Kosovës dhe organet udhëheqëse të Odës Ekonomike të Kosovës përmes kësaj shkrese dëshirojmë të sqarojmë për institucionet shtetërore, sindikatat e punëtorëve, sektorin privat dhe për publikun e gjerë se nënshkrimi i Marrëveshje së përgjithshme Kolektive të Kosovës nga ana e OEK-ut me datën 18.03.2014, kërkon prolongim të fillimit të zbatimit të Marrëveshjes se Përgjithshme Kolektive të Kosovës dhe avancim të Dialogut Social në Kosovë.

FIDANISHTJA

Ky prolongim, ka për synim që të sigurojë implementim më të mirë në mënyrë që kjo marrëveshje të ketë efekt pozitiv në ekonominë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e OEK-ut…(Tribuna)