Mobi Casa

DKRS-ja parasheh ndarjen e 15 % të buxhetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke prezantuar Propozim Rregulloren për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Vitisë ndër tjerash potencoi se në këtë propozim rregullore parashihet ndarja e 15 % të buxhetit të DKRS-së nga kodi buxhetor i subvencioneve.

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që është mbajtur sot janë shqyrtuar dy propozim rregullore si ajo për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Vitisë dhe Propozim Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për varrezat, mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit në territorin e kësaj Komune.

Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe shqyrtuar propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarin e Komisionit komunal të aksionarëve si dhe është dhënë një propozim për emërimin e një anëtari në këtë Komision.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive që të angazhohen dhe të punojnë në hartimin e planeve të punës për vitin 2015 si dhe të përgatisin raportet e punës për këtë vit.

ARKATANA

Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke prezantuar Propozim Rregulloren për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Vitisë ndër tjerash potencoi se në këtë propozim rregullore parashihet ndarja e 15 % të buxhetit të DKRS-së nga kodi buxhetor i subvencioneve.

Ajo tha se më këtë do të ndihmohen ky këshill për organizimin e aktiviteteve që janë në interes të rinisë dhe shoqërisë. Gjithashtu gjatë këtij takimi anëtarët e këtij këshilli janë pajtuar që Rregullorja për Varrezat, Mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit në territorin e Komunës së Vitisë të pëson disa ndryshime .

Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe shqyrtuar propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarin e Komisionit komunal të aksionarëve si dhe është dhënë një propozim për emërimin e një anëtari në Komision. /rajonipress/