Fundamenti

Solidarizohen me rektorin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nexhmi Krasniqi ishte njëri ndër personat që marshoi të martën në sheshet e Prishtinës, duke shprehur përkrahjen e plotë për vendimet e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk ka mundur që të mos marrë pjesë në marshin që u organizua nga shoqëria civile në mbështetje të rektorit Zejnullahu.

Veterani i UÇK-së ka dy fëmijë të cilët ende nuk janë në moshë për t’u regjistruar si studentë, por edhe sikur ata ta kishin moshën nuk do të pranonte që të regjistrohen si studentë pa pasur njohuri, ashtu siç po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta që të regjistrojnë në UP mbi një mijë fëmijë të këtyre kategorive. “Kam dalë sot këtu që të solidarizohem me këta njerëz dhe me vendimet e rektorit Zejnullahu. Ne kemi përfunduar misionin tonë në luftë. Ne duhet t’i kërkojmë të drejtat tona diku tjetër, e jo në UP”, ka thënë veterani Krasniqi.

Mobi Casa

Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, edhe njëherë iu dëshmua se e ka përkrahjen e shoqërisë civile. Ndonëse Zejnullahu javën e kaluar u ballafaqua me disa pakënaqësi nga ana e shoqatave të dala nga lufta, të martën ai u mbështet nga shoqëria civile, e cila mblodhi rreth vetës një numër mjaft të madh të qytetarëve nga profile të ndryshme të cilët marshuan në sheshin “Nëna Terezë”, të Prishtinës. Në mesin e atyre që shprehën përkrahje për rektorin kishte dhe pjesëtarë nga radhët e veteranëve të luftës…(Tribuna)