ARKATANA

Kosovarët të tretët për kërkim azili, pas sirianëve dhe serbëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjatë nëntorit Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Gjermanisë ka regjistruar 22.75 kërkesa azili, që është për 7928 kërkesa ose për 56% më shumë se në nëntorin e vitit 2013. Edhe në krahasim me tetorin e këtij viti është shënuar një rritje prej 3.7%.

Ndërsa, nga janari deri në fund të nëntorit në Gjermani kanë kërkuar azil 181.453 persona., që është për 57% më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Mobi Casa

Numri më i madh i azilkërkuesve gjatë nëntorit, gjegjësisht 5225 sish kanë ardhur nga Siria, shkruan ntv.de. Pas tyre vijnë azilkërkuesit nga Serbia me 3570. Vendin e tretë e zënë azilkërkuesit nga Kosova që janë 1622 dhe të katërtin ata nga Eritrea, 1227.

Gjatë nëntorit Zyra Federale ka vendosur për 14.473 kërkesa azili. Statusi i refugjatit u është pranuar 4503 personave, që përbën 31.1% të numrit të gjithëmbarshëm të azilkërkuesve. /albinfo.ch