Uji Dea

Qeverisja e keqe rriti papunësinë, shkakun kryesor të migrimit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Papunësia po i shtyn qytetarët e Kosovës të kërkojë një jetë më të mirë në vendet e huaja. Kjo papunësi buron që nga vitet ‘80 e këndej, por atë e rriti edhe më shumë qeverisja e keqe dhe mungesa e vizionit të qeverive për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kështu ka thënë Alban Zogaj, profesor i lëndëve ekonomike dhe hulumtues në institutin “Riinvest”, në një intervistë për “Koha Ditore”.

“Humbja e shpresës vjen si rezultat i papunësisë së lartë. Të rinjtë nuk po shohin perspektivë”, ka thënë Zogaj. “Normalisht që drejtohen për të gjetur alternativa të tjera në mënyrë që të kenë një jetë më të mirë duke dalë jashtë vendit.”

Hidromorava

Ai ka thënë se qeverisja e keqe ka bërë që papunësia të rritet, pasi çdo vit hyjnë në tregun e punës rreth 30 mijë të rinj.

“Me këto norma të rritjes ekonomike ky problem nuk shërohet. Ne nuk po arrijmë që të aktivizojmë as të rinjtë që futen në treg të punës për çdo vit”, ka thënë ai… (Koha Ditore”)