Mobi Casa

Vitia shikon mundësitë për kultivimit e Mjedrës dhe Kornishanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të projekti NOA/USAID në Komunën e Vitisë ka filluar të merren mostrat e cilësisë së tokës dhe atë për t`i shikuar mundësitë që në këtë Komunë të bëhet kultivimi i Mjedrës dhe Kornishanit.

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Ademi tha se në kuadër të një bashkëpunimi të cilën e ka Komuna e Vitisë me projektin NOA/ USAID janë duke u marrë mostrat e cilësisë së tokës në disa fshatra të Komunës së Vitisë të cilat përcaktojnë cilësinë e tokës për kultivimin e Mjedrës dhe Kornishanit. “Në bazë të rezultateve do të përcaktohet zonat se ku mund të kultivohen këto kultura bujqësore.” tha Ademi.

Ai potencoi se analizat e tilla nuk janë bërë asnjëherë në formë të organizuar në këtë Komunë dhe tha se analizat e tilla parashihen të bëhen çdo 3-5 vjet. Përndryshe ai potencoi se Mjedra dhe Kornishani mund dhe duhet të kultivohen nga fermerët vitias pasi që kushtet për kultivimin e tyre janë të përshtatshme si dhe janë ndër kulturat më profitabile tani për tani.

Uji Dea

Drejtori Ademi falënderoi programin NOA/USAID për mbështetjen e saj duke u zotuar se bashkëpunimi me komunën e Vitisë nuk do të mungoj.

Gjatë këtyre ditëve janë marrë mostrat e tokës që përcaktojnë cilësinë për kultivimin e Mjedrës dhe Kornishanit në fshatrat si Lubishtë, Beguncë, Kabash, Viti, Smirë, Vërban, Sadovinë e Jerlive dhe Skifteraj. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.